Një tjetër protestë studentore e cila do linte gjurmë në shoqërinë shqiptare në Kosovë janë protestat e vitit 1997 e organizuar nga Unioni i Pavarur Studentor i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Qëllimi i kësaj proteste ishte reagimi ndaj shtypjes dhe diskriminit të shqiptarëve në fushën ë arsimit. E gjithë kjo situatë e krijuar nga regjimi serb. Protesta ishte paqësore deri në momentin e ndërhyrjes së dhunshme të ushtrisë serbe. Dhuna ishte aq e pajustifikuar dhe në shpërpjesëtim me qetësinë dhe paqen e protestës saqë pati reagime nga mediat, Ambasada Amerikane, kongresmenë amerikanë, ish presidenti Ibrahim Rugova, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, etj. Përveç dhunës ushtarake në protestë, pati dhe arrestime të studentëve, strukturave drejtuese akademike të Universitetit të Prishtinës, etj. Në këtë protestë, ndër të tjerë, do të spikaste një nga studentët më aktivë, Albin Kurti, i cili më vonë u bë një nga figurat më të rëndësishme të politikës në Kosovë. Në këtë pikë, si protesta e studentëve të Tiranës në 1990-1991, ashtu dhe protesta e studentëve të Prishtinës më 1997, prodhuan individë të cilët më vonë do ishin aktorë politikë të rëndësishëm.
Credits: Xhafo138